Përplasje publike mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit
Lim Hoti dhe Alba Pollozhani janë përfshirë në një përplasje publike në rrjetet sociale, duke publikuar mesazhe private dhe akuza të ndërsjella.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një deklaratë e Lim Hotit në një intervistë me Françeska Rustemin ka rikthyer në vëmendje historinë e tij me Alba Pollozhanin. Limi ka deklaruar se raporti i tyre nuk kishte qenë një lidhje e mirëfilltë dashurie, por diçka e krijuar për kamerat. Pas kësaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer në reagime në Instagram Stories, duke kundërshtuar versionin e tij me akuza të forta dhe biseda private.
Alba ka publikuar pamje të bisedave private dhe telefonatave të përsëritura që sipas saj i takojnë datave 8, 11 dhe 12 mars 2026, pas përfundimit të spektaklit. Në mesazhet e publikuara shihen shprehje si “Zoti t’mallkoft” dhe “Ma ke kop zemrën”, të shoqëruara me thirrje për të mos u ndalur te gënjeshtrat. Ajo gjithashtu ka pretenduar se kishte ndërhyrë personalisht dhe kishte bërë presion në dhomën e rrëfimeve që Limi të bëhej pjesë e formatit.