Fuego: Deklarata e Fatlumit ndaj Anjezës në BBVK nxiti reagime dhe debate
Banorët e Big Brother VIP Kosova 5 diskutojnë gjuhën e përdorur gjatë një debati mes Fatlumit dhe Anjezës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Pas përfundimit të spektaklit televiziv, banorët e formatit Big Brother VIP Kosova 5 janë përfshirë në diskutime lidhur me situatat e krijuara brenda shtëpisë. Fuego, në bisedë e sipër me Bejtën dhe Erikun, ka sjellë në vëmendje komentet e bëra nga Fatlumi gjatë një debati që ky i fundit pati me Anjezën.
Gjatë bisedës mes tyre, është vënë në pikëpyetje mënyra se i është drejtuar banori konkurrentes, ndërsa janë përmendur shprehjet e përdorura gjatë përplasjes verbale. Fuego ka ripërsëritur fjalët e Fatlumit duke thënë se ai ishte shprehur se nuk do të merrte kurrë një grua si ajo dhe se gruan e tij do ta kishte mbyllur në shtëpi pa e lënë të dilte, duke shtuar se një femër që del në klub nuk është për t'u çuar në shtëpi. Duke i komentuar këto qëndrime, ai e kundërshtoi këtë qasje duke u shprehur se gjëra të tilla nuk fliten.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar