Olechka: Nëse eliminohet Fuego, nuk e shikoj më Big Brother VIP Kosova 5
Pas eliminimit nga shtëpia, Olechka ka dhënë një deklaratë të fortë për konkurrentin Fuego në Big Brother VIP Kosova 5.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Pas largimit nga shtëpia e njohur, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Olechka, ka treguar se e ka ndjekur spektaklin kryesisht për shkak të konkurrentit Fuego. Gjatë një paraqitjeje në emisionin Bis Cast, ajo u shpreh se nëse ai largohet nga gara, ajo nuk do ta shikojë më formatin televiziv.
Ajo theksoi se e konsideron gabim faktin që nuk i ka treguar gjatë qëndrimit brenda se po e pret jashtë shtëpisë. Olechka u shpreh se shpreson që përmes një droni do të mund t'ia bëjë të ditur këtë mesazh, duke i uruar njëkohësisht fitoren në këtë garë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar