Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

10 oficerë të rinj të FSK-së diplomohen në Tiranë

Në ceremoninë e organizuar në Tiranë u diplomuan gjithsej 67 kadetë, në prani të ministrave të mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Ermal Nufi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar dhjetë oficerë të rinj, të cilët u diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ermal Nufi.

10 oficerë të rinj të FSK-së diplomohen në Tiranë
Foto: Russian General Staff Academy 20160725 12053 / Wikimedia Commons

Në total, gjatë kësaj ceremonie diplomuan 67 oficerë të rinj, ku 10 prej tyre ishin nga Kosova. Ministri Maqedonci e cilësoi këtë diplomim si një moment krenarie për institucionet shtetërore dhe si dëshmi të përkushtimit për ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake sipas standardeve të larta të NATO-s.

Bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve po forcohet çdo ditë. Gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose pritet të ndjekin programe të edukimit dhe trajnimit ushtarak në Shqipëri, duke dëshmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Burim: Epoka e Re
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme