Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:35 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
14:32 Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Vendimi është i detyrueshëm14:27 Anton Quni: Nuk ka grupe të ndara, diskutimet i takojnë natyrës së LDK-së14:23 Ushtarët e KFOR-it mbajnë marshim stërvitor në Camp Bondsteel14:17 Këngëtari Bejta paralajmëron projekt të ri në fushën e aktrimit14:12 Talenti Lutfi Dalipi shkëlqen në Zvicër dhe synohet nga katër përfaqësuese14:07 Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut14:05 Raste tragjike me viktima të pajeta në burg dhe në rrugë13:58 Në Vushtrri mbahet aktiviteti “Zjarri i Lirisë”13:52 Silva Gunbardhi komenton videon e Mandit të Nishtullës dhe flet për karrierën13:47 Senatorët amerikanë kërkojnë shkëputje nga e kaluara për Mlladiqin
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

FSK zbarkon për të ndërhyrë në deponinë në Sferkë të Pejës

Pas shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit me përmasa të mëdha, FSK tha se ka filluar operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit

Redaksia ZHURMA 17:15 Përditësuar 16:19 1 min lexim
FSK zbarkon për të ndërhyrë në deponinë në Sferkë të Pejës
FOTO · Foto: Artinmaxharri19 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës, Qendra Operative e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve reaguese për këtë sfidë.

Pas analizës përkatëse, FSK tha se me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë.

“Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zinxhirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve. Njësitë tona po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet qendrore, lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për të kthyer situatën në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme”, tha FSK.

Sipas Telegrafit, FSK tha se mbetet e përkushtuar që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës në përputhje me detyrat dhe misionin e saj.

— Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/jashari-jep-urdher-fsk-zbarkon-per-te-nderhyre-ne-deponine-ne-sferke-te-pejes/ — Redaksia ZHURMA

Komentet