Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

FSK-ja në Konferencën e Ushtrive Evropiane në Gjermani

Zëvendëskomandanti Cikaqi përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të U.S. Army Europe and Africa.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJERMANI — Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane, e cila po mbahet në Gjermani. Ushtria e Kosovës përfaqësohet nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.

FSK-ja në Konferencën e Ushtrive Evropiane në Gjermani
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës · via Wikimedia Commons (Wikidata Q967459, property P18)

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) të nivelit të lartë të gjeneralëve, që drejtohet nga SHBA-ja. Ajo shërben si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.

"Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore dhe përfaqësues të tjerë të vendeve aleate dhe partnere evropiane me SHBA-në, shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë", thuhet në njoftim.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/624483/fsk-ja-pjese-e-konferences-se-ushtrive-evropiane-qe-po-mbahet-ne-gjermani/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme