Frutex merr në pronësi hotelin historik Nestor Hotel në Ludwigsburg
Kompania kosovare Frutex bëhet pronare e kompleksit të ndërruar më 1874 me 179 dhoma, restorant dhe salla ngjarje.
Kompania kosovare Frutex ka njoftuar se është bërë pronare e kompleksit historik "Nestor Hotel" në qytetin gjerman të Ludwigsburgut. Objekti, i ndërtuar në vitin 1874, shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13.500 metrash katrorë mbi një parcelë 1,35 hektarësh dhe përfshin 179 dhoma hoteli, një restorant, sallë për evente dhe objekte të tjera përcjellëse.
Sipas njoftimit të kompanisë, një pjesë e kompleksit do të shërbejë si qendër koordinuese për aktivitetet e shitjes dhe zhvillimin e biznesit të produkteve Frutex në Gjermani dhe tregjet evropiane. Ky investim synon të forcojë praninë rajonale dhe të rrisë mbështetjen për partnerët në Evropë, duke bashkuar trashëgiminë e një objekti historik gjerman me vizionin modern të zhvillimit të biznesit kosovar jashtë vendit.