Superkompjuteri i OPTA-s nxjerr Shqipërinë favorite ndaj Finlandës
Kombëtarja shqiptare luan të enjten në “Air Albania” një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të enjte në stadiumin “Air Albania” një ndeshje të rëndësishme për rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve kundër Finlandës. Përballja vjen në një situatë të pazakontë, pasi superkompjuteri i gjigandëve të statistikave “OPTA” e cilëson Shqipërinë si favorite absolute për këtë sfidë. Zakonisht kuqezinjtë vlerësohen me diferenca të tilla vetëm ndaj ekipeve të dobëta, por simulimet e sistemit kompjuterik i japin avantazh të ndjeshëm edhe ndaj një kundërshtari që nuk është shumë larg në renditjen e FIFA-s.
Sipas simulimeve të “OPTA”-s, në 49,1% të rasteve Shqipëria parashikohet fituese e duelit. Barazimi llogaritet në 25,6% të rasteve si rezultati i dytë më i mundshëm, kurse fitorja e finlandezëve del në vetëm 25,3% të simulimeve. Përballë kësaj situate, krahasuar me ndeshjen e parë ku i njëjti superkompjuter parashikonte 48,1% fitoren e Finlandës, 26,7% barazimin dhe 31,6% fitoren e Shqipërisë, shifrat tregojnë një kthesë të ndjeshme në parashikimet statistikore për takimin e radhës.