Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Fotografia e Rugovës nuk është larguar, por zhvendosur në qendër

Fotografia e presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë hequr nga Presidenca, por janë vendosur në qendër të sallës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë larguar nga hapësirat e Presidencës, por janë zhvendosur nga pjesa e fundit e sallës në qendër të saj, pranë tavolinës ku ka punuar vetë Rugova. Zhvillimi vjen pas reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kritikuar presidenten Justina Shiroka Pula për gjoja largim të tyre nga vendet e nderit.

Fotografia e Rugovës nuk është larguar, por zhvendosur në qendër
Foto: sinjali.com

Në reagimin e LDK-së u theksua se «Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë, të vendosura përkatësisht nga Presidentja Osmani dhe Presidenti Sejdiu». Partia shtoi se trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaroi se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të simboleve, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se ato përfaqësojnë themelet e Republikës së Kosovës. Ndërkohë, gjatë një takimi që presidentja Justina Shiroka Pula pat me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, u pa se fotografia e ish-presidentit Rugova vazhdon të jetë në ambientet e Presidencës, ku u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme