Zhurma Press E Diel · 04 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:12 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport KOS

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Austrisë

Publikohet formacioni i mundshëm i skuadrës së Franco Fodës para përballjes në stadiumin «Fadil Vokrri».

Redaksia ZHURMA 15:18 Përditësuar 15:19 1 min lexim
Foto: gazetametro.net
FOTO · Foto: gazetametro.net Arkivi ZHURMA

Përfaqësuesja e Kosovës luan ndeshjen e radhës në stadiumin «Fadil Vokrri» kundër Austrisë, ndërkohë që është publikuar formacioni i mundshëm i dardanëve me skemën 3-4-3. Përballja nis në orën 18:00, ku skuadra e drejtuar nga Franco Foda kërkon fitoren dhe hakmarrjen ndaj austriakëve pas humbjes prej 3:1 të pësuar një javë më parë në Vjenë, një sukses që do të ishte thuajse vendimtar në rrugtimin drejt Ligës A të Nations League.

Video · Facebook ↗

Në portë për këtë takim të rëndësishëm pritet të jetë Aro Muriq, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Ron Raçi, Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova. Si më të avancuar në mesfushë do të luajnë Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda, kurse mesin e fushës do ta drejtojnë Leon Abdullahu dhe Veldin Hoxha. Në vijën e sulmit, formacioni i mundshëm sjell emrat e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit, të cilët do të udhëheqin repartin ofensiv të dardanëve përballë kundërshtarit.

Burimet: Gazeta Metro; Bota Sot; Epoka e Re (klaster 3 outlets).

Komentet