Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kush janë tre talentet e rinj që Foda grumbulloi për miqësoret e Kosovës?

Trajneri gjerman i Kombëtares së Kosovës premton se Shabanhaxhaj, Nivokazi dhe Matoshi do të kenë mundësinë të dëshmojnë ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 25 futbollistë për dy ndeshjet miqësore të qershorit: në udhëtim ndaj Çekisë më 31 maj dhe kundër Andorrës një javë më vonë në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Kush janë tre talentet e rinj që Foda grumbulloi për miqësoret e Kosovës?
Foto: telegrafi.com

Tekniku gjerman ka ftuar tre emra të rinj: Valmir Matoshin, Dardan Shabanhaxhajin dhe Rilind Nivokazin. Foda ka thënë se i ka vëzhguar nga afër lojtarët, madje duke qenë i pranishëm në ndeshjet e FC Lugano. "Tre prurjet e reja i kam vëzhguar në ndeshjet e tyre dhe kam qenë edhe në FC Lugano. Më kanë lënë përshtypje të mirë gjatë paraqitjeve të tyre dhe pikërisht për këtë shkak i kam ftuar", ka deklaruar ai. "Tani është koha që ata të tregojnë veten dhe të zënë vend në ekipin kombëtar të Kosovës."

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme