Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Fisnik Asllani afron RB Leipzig — klauzola 30 milionë eurosh

Bild raporton se sulmuesi 23-vjeçar nuk bashkohet kampit të Hoffenheimit dhe klubet janë pothuajse dakorduar

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LEIPZIG — Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, 23 vjeç, është shumë pranë transferimit te RB Leipzig sipas gazetës gjermane Bild, e cila thotë se lojtari nuk do të bashkohet kampit stërvitor të Hoffenheimit në Seefeld të Austrisë, duke shenjuar se marrëveshja është në fazën përfundimtare.

Fisnik Asllani afron RB Leipzig — klauzola 30 milionë eurosh
Foto: Simon Mannweiler / Wikimedia Commons

Mes dy klubeve gjithçka është pothuajse e dakorduar, kanë mbetur vetëm disa detaje kontratuelle me përfaqësuesit e lojtarit për t'u finalizuara. Në kontratën e Asllanit me Hoffenheimin ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, e cila ende nuk është aktivizuar zyrtarisht nga Leipzigu.

Arsyeja e vonesës, sipas Bild, lidhet me situatën në repartin ofensiv të klubit: Leipzig aktualisht ka në dispozicion Romulon, Conrad Harder dhe talentin Samba Konaté, ndaj drejtuesit dëshirojnë fillimisht të sqarojnë të ardhmen e njëri prej tyre para se të mbyllin afrimin.

Për Hoffenheimin, largimi do të ishte një humbje e rëndësishme, por klubi beson se e ka përgatitur skuadrën me afrime si Nathan De Cat dhe Patrick Wimmer, duke e bërë planifikimin pothuajse të përfunduar para mbylljes së afatit kalimtar. Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme