Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:16 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
11:13 Policia ndërhyn në protestën e transportit te Bashkia e Tiranës11:09 Kurti kërkon bashkëpunim nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës11:04 Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Seniorëve në pingpong10:59 Bleona Qereti me mesazh për Kosovën në ditën e aktgjykimit në Hagë10:49 Zv.presidenti i PE: Protestuesit në Tiranë nuk janë vetëm10:39 Monumenti i mbretëreshës Teuta vendoset në Shëngjin10:33 Gjithsej 12 zjarre të regjistruara, 11 të shuar dhe një nën kontroll10:29 Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t'u dënuar nuk ka10:24 Bleona Qereti me maicë “I love Hashim Thaçi” në mbështetje të krerëve të UÇK-së10:19 Altini beson se vendimi i Gjykatës Speciale do të jetë lirues
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Fillon beteja për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar

Konkursi duhet të shpallet 90 ditë para përfundimit të mandatit; mandati i kreut aktual, Islam Abazit, përfundon më 8 nëntor

Redaksia ZHURMA 08:58 Përditësuar 10:25 1 min lexim
Fillon beteja për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar
FOTO · Foto: IAEA Imagebank / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Prokurorët nga e gjithë Maqedonia e Veriut pas rreth një muaji pritet ta zgjedhin drejtuesin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo për shkak se mandati i kreut aktual, Islam Abazit, përfundon më 8 nëntor të këtij viti.

Konkursi për kreun e ri duhet të shpallet 90 ditë apo përkatësisht tre muaj para përfundimit të mandatit, Këshilli i Prokurorëve Publikë tashmë e ka nisur këtë proces. Procedura për zgjedhjen e drejtuesit të PTHP-së për Krim të Organizuar dhe Korrupsion parashihet në Ligjin për Prokurorinë Publike, sipas të cilit kreu zgjidhet me vota nga të gjithë prokurorët publikë në vend.

Midis emrave të përfolur si kandidatë për këtë pozitë janë Iskra Haxhi-Vasileva, Spasenka Andonova, Vlladimir Milloshevski, Aleksandar Markovskit dhe Jovan Cvetanovskit. Ndërkaq edhe kreu aktual i Prokurorisë, Islam Abazi, e ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për një mandat të ri.

Burim: Portalb, https://portalb.mk/fillon-beteja-per-kreun-e-prokurorise-per-krim-te-organizuar-kush-do-ta-pasoje-islam-abazin/

— Redaksia ZHURMA

Komentet