Fevziu publikon foton: 12 milionë euro nga trafiku i drogës në një shtëpi
Moderatori ka shfaqur pamjet e një dhome të mbushur me para që sipas dosjes i përkasin grupeve kriminale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Moderatori Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi të realizuar në një dhomë të një banese në Shqipërinë e mesme, e cila shfaqet e mbushur me miliona euro. Sipas tij, personi që shihet aty ka qëndruar mbi njëzet e katër orë brenda duke numëruar paratë, të cilat kanë dalë nga trafiku i drogës dhe lidhen me çështjen e grupeve kriminale Çopja dhe Çela.
Këto grupe kanë operuar me bazë në Elbasan dhe kanë trafikuar tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt porteve të Europës. Gazetarja Klodiana Lala ka shtuar se fotot dhe komunikimet kanë dalë nga aplikacioni “SKY ECC”, ndërsa trafikantët shprehnin shqetësimin se u prishej makineria e numërimit për shkak të sasive të mëdha të parave. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se Franc Çopja ishte i pari që kishte futur kriptomonedhën, ndërsa paratë fshiheshin në rrënjët e ullirit dhe SPAK ka shkulur ullirin për t'i gjetur.