Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve20:44 FC Malisheva dërgon ofertë zyrtare për trajnerin Josep Pep Guardiola20:36 SPAK kërkon gjykim për katër të pandehur në çështjen e vrasjes së Renis Dobrës20:30 Ambasada gjermane e shqetësuar për ndryshimet në Ligjin për Specialen20:19 Kosova me drejtim të ri politik!19:48 Skandali i Videove Intime të Adi Hilës, Robert Berisha: Nëse e ka bërë për përfitime…19:45 Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm19:25 Terras kërkon reforma dhe rritje ekonomike në Kosovë
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, kërkojnë naftë pa akcizë

Fermerët dhe blegtorët kërkojnë heqjen e naftës pa akcizë, subvencione më të larta dhe rishikim të skemës kombëtare, duke paralajmëruar protesta në fillim të shtatorit.

Redaksia ZHURMA 07:16 Përditësuar 21:59 1 min lexim
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, kërkojnë naftë pa akcizë
FOTO · lapsi.al Arkivi ZHURMA

Fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë rikthimin e protestave në fillim të muajit shtator, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve ujitëse dhe heqja e naftës pa akcizë janë ndër problematikat kryesore që vijojnë të penalizojnë fermerët dhe konkurrueshmërinë e sektorit.

Në javën e parë të shtatorit, përfaqësues të fermerëve dhe blegtorëve pritet t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë me një paketë kërkesash, që lidhen kryesisht me skemën kombëtare të bujqësisë, subvencionet, TVSH-në dhe kostot e prodhimit. Ndër kërkesat kryesore që anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit pohuan për Monitor pritet të jetë rishikimi i skemës kombëtare, veçanërisht heqja e pragjeve për përfitimin e rimbursimeve direkte për bagëtinë.

Blegtorët do të kërkojnë gjithashtu rritjen e subvencionit për lopët nga 12 mijë në 20 mijë lekë për krerë, uljen e TVSH-së dhe rregullimin e etiketimit të produkteve të bulmetit vendas, që prodhohen me qumësht të freskët, por të importuar.

Burimet: Lapsi.al; Monitor ; Politiko; Shekulli; Bota Sot; BoldNews; Albeu; BalkanWeb (klaster 8 outlets).

Komentet