Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mbi 1.200 fermerë aplikojnë për kthimin e 10% të TVSH-së — 3,5 mln euro të kërkuara

Mbi 1 milion aplikime, vlera 3.5 mln euro

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Tiranë — Arrin mbi 1 milion numri i aplikimeve nga fermerët për përfitimin e kompensimit 10% të TVSH përmes autofaturave të lëshuara ndaj tyre nga përpunuesit apo grumbulluesit e licencuar. Sipas të dhënave të administratës tatimore deri më 20 Korrik 2026 janë dorëzuar 1,265 aplikime, me një vlerë totale të kompensimit të kërkuar prej 3,5 mln euro.

Mbi 1.200 fermerë aplikojnë për kthimin e 10% të TVSH-së — 3,5 mln euro të kërkuara
Foto: Farmer in Field - Theth Village - Northern Albania (41838452595) / Wikimedia Commons

Aplikimet për kompensimin e TVSH-së nisën më 1 Korrik 2026. Aplikimet kryhen përmes sistemit e-Filing, për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT. Pas hyrjes në e-Filing fermerët duhet të plotësojnë te rubrika “Detajet e bankës” të dhënat e llogarisë bankare me numrin IBAN.

Qëllimi i kësaj skeme është të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në sektor. Burim: Report Tv, https://report.al/kompensimi-10-i-tvsh-aplikojne-mbi-1-mije-fermere-per-35-mln-euro/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →