Ferati takon Komisionerin e OSBE-së
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, u takua me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Kristof Kamp.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri Agon Ferati dhe Ambasadori Kristof Kamp diskutuan për përpilimin e Strategjisë së re për ndërkulturalizmin dhe kohezionin shoqëror. Ferati vlerësoi mbështetjen e OSBE-së në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.
Ministri dhe ambasadori Kamp ranë në një mendje se praktikat e mira ndërkombëtare mund të ndihmojnë në tejkalimin e dallimeve midis komuniteteve të ndryshme. Ata po ashtu theksuan se komunave duhet të ju jepet një rol më i theksuar në zbatimin e strategjisë dhe masave për komunikim të shtuar ndëretnik.
Ferati informoi përfaqësuesit e OSBE-së për prioritetet e strategjisë së re, duke përfshirë fushën e arsimit dhe punën me fëmijët e moshave shkollore, si dhe me të rinjtë, me qëllim të krijimit të hapësirave të përbashkëta për bashkëveprim dhe aktivitete të përbashkëta.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar