Aktivistët i hedhin hi në kokë komisionerit Olivér Várhelyi
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur substancë gri mbi komisionerin e BE-së.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Një incident ka ndodhur gjatë një samiti për luftën kundër kancerit në Bruksel, ku dy protestues janë ngjitur në skenë dhe kanë hedhur një substancë gri mbi komisionerin e Bashkimit Europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi. Aktivistët i përkasin organizatës franceze «Cancer Colère», e cila përbëhet nga persona të prekur dhe të mbijetuar nga kanceri.
Njëra prej protestueseve, e identitetuar si shkrimtarja Fleur Breteau, së bashku me aktivisten tjetër, deklaruan se po protestonin kundër paketës së re ose ligjit Omnibus dhe përdorimit të pesticideve. «Jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit Omnibus», u shpreh njëra prej tyre, ndërsa tjetra i drejtuar komisionerit tha: «Ky është hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticidet».
Komisioni Europian e ka paraqitur këtë paketë për të shpejtuar shqyrtimin e kërkesave dhe lehtësuar punën e fermerëve, por nisma kundërshtohet nga shoqëria civile. Më shumë se dy mijë shkencëtarë kanë nënshkruar një letër për pezullimin e propozimit deri në një vlerësim të pavarur, ndërsa organizata Foodwatch e ka çuar çështjen te Ombudsmani Evropian. Më shumë se 300 organizata nga 25 vende kanë paralajmëruar protesta për 24 nëntor përpara Parlamentit Europian në Strasburg.
Pas incidentit, Várhelyi fshiu pluhurin nga rrobat dhe vijoi fjalimin e tij. «Çfarë lloj njerëzish jeni ju?», u shpreh ai, duke shtuar se është i befasuar që në emër të viktimave të kancerit hidhet hiri i njerëzve që kanë ndërruar jetë. Elisabetta Zanon, drejtuese e Organizatës Europiane të Kancerit, reagoi në sallë duke kërkuar ndjesë për ngjarjen.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar