Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si u bë fejesa e Çlirimtarës Krasniqi me kërkesë të dorës në Hagë?

Bija e Jakup Krasniqit u fejua pasi i dashuri i saj mori bekimin e të atit në burgun e Hagës dy muaj më parë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Është fejuar bija e vogël e Jakup Krasniqit, Çlirimtarja. Lajmin e konfirmoi vëllai i saj, Altini, përmes një postimi në Facebook.

Si u bë fejesa e Çlirimtarës Krasniqi me kërkesë të dorës në Hagë?
Foto: Wikimedia Commons

Sipas njoftimit, dy muaj më parë Rroni — i fejuari i Çlirimtares — udhëtoi në Hagë për të kërkuar dorën dhe bekimin e babait të saj, i cili mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale. Sot çifti u fejua zyrtarisht.

Në postim, Altini shkruan se familja kaloi "6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit", duke iu referuar periudhës së burgosjes së Krasniqit. Ai uroi që kjo të jetë "hera e fundit që detyrohemi ta ndajmë gëzimin mes dy shteteve", duke shprehur shpresën për kthimin e të atit në Kosovë.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme