Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:21 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:21 Isufaj takojë Prattipatin dhe Hargreavesin, diskutohet sundimi i ligjit02:17 Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra zjarri, 5 ende aktive, pa rrezik për banesa02:10 Mbappë këmbëngul favoritë për Topin e Artë, pretendon sezonin më të mirë individual02:05 Pussycat Dolls nisin turneun PCD Forever në Oslo, me probleme shitje biletave00:50 Kim nga Indonezia: Këngët popullore më ndihmuan të mësoja shqipen00:45 Stadiumi i Librazhdit gati për Kategorinë e Parë00:43 Flamuri amerikan në godinën qeveritare, mesazhi kundër harresës për 11 Shtatorin00:34 Zjarri në Hereq të Gjakovës përfshin 150 hektarë, një zjarrfikës lëndohet00:13 Shqiptari nga Kosova blen hotel historik në Zvicër00:13 Shqiptarët viktima të 11 Shtatorit
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport BOTA

Ernest Muçi në vëzhgim nga Aston Villa dhe Napoli

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Trabzonsporit, por klubi turk nuk ka plan ta largojë

Redaksia ZHURMA 15:16 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Ernest Muçi në vëzhgim nga Aston Villa dhe Napoli
FOTO · Foto: Ernest Muçi with Beşiktaş / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Ernest Muçi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian të transferimeve, me dy klube të njohura që kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Sipas raportimeve nga mediat turke, Aston Villa dhe Napoli po monitorojnë situatën e 25-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Trabzonsporit.

Klubi turk nuk ka plan ta largojë Muçin gjatë kësaj merkatoje, por drejtuesit e Trabzonsporit mund ta shqyrtojnë një ofertë të rëndësishme financiare për kartonin e tij. Deri tani, nuk ka pasur një ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar.

Muçi iu bashkua Trabzonsporit pas një huazimi nga Besiktashi sezonin e kaluar, ndërsa paraqitjet e tij të mira bindën klubin turk që të aktivizonte opsionin e blerjes së kartonit të tij për 8.5 milionë euro. Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2029, çka i jep klubit turk një pozicion të fortë në negociata.

Interesimi i klubeve të mëdha vjen pas një sezoni të suksesshëm për Muçin, i cili në 41 paraqitje në të gjitha garat shënoi 15 gola dhe dhuroi 9 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës turke.

Burim: Shekulli — Redaksia ZHURMA

Komentet