Ernest Muçi jep asist për Trabzonsporin në ndeshjen kundër Gaziantepit
Futbollisti i Kombëtares shqiptare realizon një asist vendimtar në Superligën turke.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka dhënë një tjetër kontribut vendimtar për Trabzonsporin gjatë përballjes në Superligën turke ndaj Gaziantepit. Sulmuesi ka shërbyer me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke i dërguar topin shokut të skuadrës Savic, i cili u tregua i saktë dhe realizoi golin e avantazhit. Ky është sezoni i parë i sulmuesit shqiptar me Trabzonsporin, ku po tregon një formë mjaft të mirë dhe vazhdon të jetë protagonist me paraqitjet e tij pozitive.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 12 tetor Tirana triumfon në derbi dhe Ernest Muçi përshëndet suksesin
- 14 tetor Ernest Muçi pëlqen të shënojë më shumë jashtë fushe
- 22 tetor Sabah Kerjota kërkon fanellën e Mohamed Salah dhe sfidon Ernest Muçin
- 29 tetor Statistikë e lartë për Ernest Muçin te Trabzonspori në Europë
- 1 nëntor Ernest Muçi jep asist për Trabzonsporin në ndeshjen kundër Gaziantepit · ky artikull
- 1 nëntor Ernest Muçi shënon një supergol nga distanca në Turqi