Erërat e forta rrëzojnë semaforë dhe drunj në disa akse rrugore
Ndërmarrja publike njofton për ndërhyrjet në terren pas motit të keq dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Erërat e forta nga drejtimi jugperëndimor kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore, ku janë rrëzuar drunj, semaforë dhe shtylla ndriçimi, sipas njoftimit të ndërmarrjes publike «Rrugët e Maqedonisë». Ekipet kujdestare kanë dalë në terren për të larguar pengesat dhe për të kthyer normalizimin e qarkullimit.
Në drejtimin rrugor A2 Gostivar – Strazhë – Kërçovë, saktësisht në udhëkryqin e Gostivarit, era e fortë rrëzoi një semafor dhe një shtyllë ndriçimi, ndërsa në të njëjtën axë pati edhe drunj të rrëzuar që u hoqën menjëherë nga ekipet. Ndërhyrje të ngjashme janë kryer edhe në rrugën Shkup – Tetovë para Karpallakut, si dhe në rrugën rajonale R1206 Tetovë – Shkup, ku po punohet për pastrimin e plotë të rrugës.
Për shkak të kushteve të vështira të motit, autoritetet u këshillojnë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë sipas gjendjes në rrugë.