Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Erëra të forta shkaktojnë dëme materiale në Kosovë

Moti i keq ka sjellë dëme materiale dhe ndërhyrje të ekipeve emergjente në Prishtinë, ndërsa reshje shiu parashihen për orët e natës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën dhe vendin kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në hapësira të hapura. Sipas autoriteteve, deri më tani nuk ka pasur persona të lënduar nga moti i keq.

Erëra të forta shkaktojnë dëme materiale në Kosovë
Foto: botasot.info

Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, deklaroi se janë regjistruar pesë raste intervenimi kryesisht për dëmtime kulmesh dhe rrëzim drunjsh. Fushtica tha se ekipet kanë ndërhyrë te shkolla "Shkëndija" në Hajvali, te kopshti "Dielli" në Bregun e Diellit, në sheshin "Nëna Terezë" dhe në pjesë të tjera të qytetit. Nga ana tjetër, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se erërat më të fuqishme janë regjistruar në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në Prizren dhe Istog, ku shpejtësia ka arritur deri në 60 kilometra në orë.

Për orët e natës, parashihen reshje shiu me intensitet mesatar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme