English: Procesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi mund të zgjasë pesë vjet
Profesori amerikan Robert English parashikon një proces të gjjatë pas ndryshimit të pushtetit në Serbi.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ndryshimi i pushtetit në Serbi ka rikthyer në vëmendje Asociacionin e komunave me shumicë serbe, një çështje që Kosova e ka shmangur prej 13 vjetësh, ndërkohë që në Prishtinë qëndrimet mbeten të pandryshuara dhe në Bruksel kërkesa për themelimin e tij vazhdon. Për këtë çështje ka komentuar profesori i asociuar i Politikës së Jashtme në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Robert English, i cili u shpreh skeptik se qasja e Serbisë do të ndryshojë për shkak të qëndrimeve të ashpra të drejtuesve të rinj.
English tha se udhëheqësit e lëvizjes demokratike kanë mbajtur qëndrime edhe më të ashpra se presidenti i deritashëm Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë se ka lënë pas dore fatin e popullsisë serbe në veri të Kosovës dhe duke u zotuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Sipas tij, e gjithë kjo lë të kuptohet se procesi i integrimit mund të ngadalësohet dhe nuk pritet një marrëveshje e shpejtë midis dy palëve.
English parashikon një proces që mund të zgjasë pesë vjet, gjatë të cilit Serbia mund të përjetojë ringjalljen e forcave liberale, forcimin e demokracisë dhe tregut të lirë, dobësimin e lidhjeve me Rusinë dhe Kinën, si dhe forcimin e marrëdhënieve me pjesën tjetër të Europës për ta çuar situatën gradualisht në drejtimin e duhur.