Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Elseid Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë për seancat stërvitore

Mbrojtësi i djathtë i është bashkuar Vllaznisë për të ruajtur formën pas angazhimeve me Kombëtaren kuqezi në Ligën e Kombeve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Elseid Hysaj iu bashkua sërish Vllaznisë për seancat stërvitore, menjëherë pas angazhimit të tij me Kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi i djathtë ishte lider i padiskutueshëm në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku shënoi dhe asistoi gol gjatë muajit nëntor.

Elseid Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë për seancat stërvitore
Foto: gazetablic.com
Video · A2 CNN · YouTube ↗

Futbollisti shkodran mbetet në pritje të ofertës së duhur, ndërsa më parë ka refuzuar propozimet e ardhura nga Rusia dhe Italia. Pavarësisht se ka qenë pa ekip që nga përfundimi i edicionit të kaluar, paraqitjet e tij të dhëna që prej muajit shtator i siguruan vendin në radhët e Kombëtares.

Ky konsiderohet si një ndër momente më të vështira në karrierën e lojtarit, ku mbështetja nga Kombëtarja ka ardhur në ndihmë, ndërsa klubi i Vllaznisë i ka krijuar hapësirë në skuadër për të ruajtur formën fizike pasi ai mund të firmosë në çdo kohë.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 12 nëntor Elseid Hysaj lë në pritje ofertat nga Emiratet e Bashkuara Arabe
  2. 18 nëntor Elseid Hysaj i bashkohet sërish Vllaznisë për seancat stërvitore · ky artikull
  3. 18 nëntor Elseid Hysaj përfshihet në formacionin ideal të Nations League
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    29% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    33% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme