Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

NLB Banka dhe BERZH mbështesin bizneset për transformim digjital

NLB Banka dhe BERZH organizojnë takim informues për të prezantuar mundësitë e financimit dhe programin Go Digital për bizneset.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

NLB Banka në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka organizuar një takim informues me klientët e biznesit për të shpalosur mundësitë e financimit, investimet në teknologji dhe transformimin digjital. Yll Sejdiu, anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, ka vënë në dukje rëndësinë e partneriteteve strategjike me institucione ndërkombëtare për krijimin e mundësive të reja për sipërmarrjet vendase.

NLB Banka dhe BERZH mbështesin bizneset për transformim digjital
Foto: dukagjini.com

Gjatë këtij aktiviteti, zgjidhjet financiare dhe skemat mbështetëse u prezantuan nga Dafina Hasani, udhëheqëse e Njësisë së Klientëve Korporatë në NLB Banka, konsulentët e programit Bleta Begu dhe Mentor Rexhepi, si dhe përfaqësuesja e BERZH-it, Leonora Kusari. Vëmendje e veçantë iu kushtua programit Go Digital, investimeve në digjitalizim dhe automatizim, si dhe shërbimeve këshilluese për avancimin e kapaciteteve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    29% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    30% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme