Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie me dy vende
Kombëtarja e Shqipërisë përmirëson pozicionin në klasifikimin e përditësuar të FIFA-s pas fitoreve, ndërsa Kosova zbret pas ndeshjeve të nëntorit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar përparim në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor, duke u ngjitur në vendin e 65-të me 1388.42 pikë pas fitoreve ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Kuqezinjtë mbyllën suksesshëm edicionin duke dalë të parët në grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe siguruan kalimin në ligën B për sezonin 2028/29, ndërsa në krye të ranglistës botërore vijon të qëndrojë Spanja pavarësisht humbjes ndaj Anglisë në stadiumin «Metropolitano».
Nga ana tjetër, pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie prej dy vendesh në klasifikim. Pasi zhvilloi dy takimet përmbyllëse të edicionit të pestë ku grumbulloi vetëm një pikë dhe përfunduar e treta në grupin B3, pas barazimit pa gola me Izraelin në Prishtinë dhe humbjes 3:0 kundër Irlandës në Dublin, Kosova pozicionohet tani në vendin e 78-të me 1322 pikë, menjëherë pas Malit të Zi dhe Izraelit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar