Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Elita 5 koncerton në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Zëdhënësja Azizi njofton koncertin më 15 shtator si përgjigje kritikave të BDI-së për përfaqësimin shqiptar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Grupi ELITA 5 do të mbajë koncert në Tetovë më 15 shtator, me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajmin e bëri zyrtare zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, duke e përshkruar ngjarjen si "natë të veçantë në nderim të shtetit dhe qytetarëve". Azizi tha: "Hite të pavdekshme, atmosferë festive dhe një skenë që pritet të elektrulohet nga publiku – Tetova më 15 shtator do të jetë në qendër të festimeve. Një natë, një skenë, një emër që ka bërë histori, ELITA 5". Ky aktivitet vjen edhe si përgjigje ndaj kritikave të BDI-së, e cila ka pretenduar se në programet shtetërore për këtë përvjetor dominon vetëm narrativi maqedonas dhe shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet.

Elita 5 koncerton në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë
Foto: almakos.com
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme