Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse e keqpërdor Kurti pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave?

Drejtori i IKD-së thotë se emërimet e reja në një qeveri me mandat të kufizuar janë të pajustifikueshme

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e keqpërdor pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave të rinj, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime.

Pse e keqpërdor Kurti pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave?
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Sipas tij, emërimet e reja në një qeveri me mandat të kufizuar janë të pajustifikueshme, pasi me formimin e qeverisë së re do të emërohet një kabinet i ri dhe do të nxirren vendime të reja për funksionarët qeveritarë. “Është e pakuptimtë të emërohen ministra apo zëvendësministra të rinj kur dihet se me krijimin e qeverisë së re do të ketë emërime të reja.

Këto pozita mund të zgjasin vetëm disa javë”, u shpreh ai mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës. Miftaraj theksoi se një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar, i cili, sipas tij, duhet të shërbejë vetëm për administrimin e çështjeve të domosdoshme dhe jo për marrjen e vendimeve që tejkalojnë këtë mandat.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme