Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Egnatia shet në Belgjikë mbrojtësin Numan Ajeti

Klubi i Egnatias ka arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit të saj në Belgjikë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klubi i Egnatias ka finalizuar shitjen e mbrojtësit Numan Ajeti në Belgjikë, ndërsa zyrtarizimi i këtij transferimi do të kryhet gjatë merkatos së dimrit. Lëvizja e rëndësishme për “murin” e prapavijës u zbulua nga “Mega Sport”, duke konfirmuar se lojtari është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te kampionët e Superiores nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede.

Egnatia shet në Belgjikë mbrojtësin Numan Ajeti
Foto: balkanweb.com
Video · A2 CNN · YouTube ↗

Vitet e fundit, 20-vjeçari ka regjistruar zhvillime të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë edhe debutimin me Kombëtaren U-21, pasi vendosi të largohej nga Maqedonia e Veriut. Te Egnatia ai mbërriti në merkaton e verës si lojtar i lirë pas përfundimit të bashkëpunimit me Shkëndijën e Tetovës, ku kërkonte më shumë hapësirë, ndërsa tashmë trajneri Dede ka ditur t'i nxjerrë në pah vlerat më të theksuara në fushë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme