Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Blick: Kosova dhe Shqipëria e ftuan Lutfi Dalipin në shtator

Gazeta zvicerane njofton se Kosova dhe Shqipëria e kanë ftuar talentin Lutfi Dalipi, teksa Zvicra nxitet të reagojë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kosova dhe Shqipëria i kanë dërguar ftesa talentit Lutfi Dalipi gjatë muajit shtator, sipas gazetës zvicerane “Blick”. Gazeta ka kërkuar nga Federata Zvicerane që të kujdeset për të mos e humbur mesfushorin ofansiv të Young Boys, i cili është huazuar te Vaduzi.

Blick: Kosova dhe Shqipëria e ftuan Lutfi Dalipin në shtator

Dalipi ka të drejtë të përfaqësojë katër kombëtare, për shkak se përveç Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë, mund të luajë edhe për Portugalinë, pasi e ka nënën portugeze. Për momentin, lojtari luan me ekipin U21 të Zvicrës dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare, të cilin pritet ta marrë pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →