Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Ish-futbollisti italian ka komentuar paraqitjen e Edon Zhegrovës për Juventusin, ndërsa klubi italian dhe mediat kanë vlerësuar aftësitë e tij.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Legjenda e futbollit italian, Daniele Adani, ka deklaruar se ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, nuk është lojtar i nivelit për Juventusin. Adani, i cili është analist sportiv, ka vlerësuar se Zhegrova është lojtar mesatar dhe se i duhet një skuadër që lufton për mesin e tabelës. Sipas tij, futbollisti luan vetëm 30 minuta për ndeshje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Juventusin.

Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Komentet e Adanit vijnë pas barazimit 1:1 të Juventusit kundër Cagliarit, ku Zhegrova u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk e komentoi paraqitjen e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ndërsa nuk ka folur as vetë lojtari. Zhegrova ishte i pandalshëm për kundërshtarët, pati gjuajtje të forta që u larguan nga portieri dhe shërbeu disa herë për bashkëlojtarët, por aksionet e nisura prej tij përfunduan pa sukses.

Paraqitja e tij u vlerësua nga Juventusi, ku klubi publikoi një fotografi të tij duke shkruar: «Edoni ndezi shkëndijën». Edhe mediumet italiane vlerësuan aftësitë individuale të Zhegrovës, por vunë në pah problemet e Juventusit në fazën ofensive, ndërsa lojtari po shihet si një prej atyre që mund t'i japin më shumë kreativitet skuadrës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →