Si përmbylli Bashkimi Evropian festimet për Ditën e Evropës në Rugovë?
Bashkimi Evropian organizoi ecje të guiduar në shtigjet e financuara nga vetë ai në Rugovë.
PRISHTINË — Festimet për Ditën e Evropës, që vazhduan gjatë gjithë muajit maj në qytete të ndryshme të Kosovës, u përmbyllën me një ecje të guiduar në shtigjet e Rugovës, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Aktiviteti u organizua nga Bashkimi Evropian në Kosovë në partneritet me Balkan Natural Adventure. Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin nga afër investimet e BE-së në terren, nga shtigjet e mbështetura deri te ruajtja e peizazheve natyrore.
Virtyt Gacaferri nga Balkan Natural Adventure theksoi rëndësinë e lidhjes së ecjeve me qytetin, që njerëzit të përqafojnë natyrën pa veturë. Ai veçoi Shtegun e Livadhit të Sakes si shembull të tillë. Sipas tij, ecja promovon jetesë të shëndetshme, kujdes për mjedisin dhe hapësira publike që bashkojnë njerëzit.
Me këtë aktivitet përfundoi programi i festimeve për Ditën e Evropës.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.