Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Dy të mitur në QKUK pas plagosjes me thikë në Drenas

Dy 16-vjeçarë u dërguan në QKUK pas një plagosje me thikë nga një nxënës në Drenas.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Dy nxënës të mitur janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi janë plagosur me thikë gjatë një incidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, ku tre nxënës të mitur janë përfshirë në një përleshje. Sipas informacioneve, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë dy nxënës të tjerë, ku njëri ka pësuar lëndime në gjoks kurse tjetri në dorën e majtë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Dy të mitur në QKUK pas plagosjes me thikë në Drenas
Foto: sinjali.com

I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në ndalim për 24 orë, ndërsa rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”. Më parë është raportuar vetëm për arrestimin e të miturit pas një sherri me thika.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme