Dy shoferë ndëshkohen në Ferizaj për gara shpejtësie
Policia e Ferizaj ndëshkon dy shoferë për gara shpejtësie në magjistrale me nga 500 euro gjobë dhe masa mbrojtëse.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
FERIZAJ — Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc, të cilët po zhvillonin gara të shpejtësisë me vetura. Rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 21:48, ndërsa Policia Rajonale ka bërë të ditur se ndaj shoferëve L.V., 23 vjeç dhe T.P., 22 vjeç, të cilët drejtonin automjete të tipit BMW 318 dhe BMW 320, janë ndërmarrë masat e parapara ligjore.
Për secilin prej tyre është shqiptuar një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit. Pas këtij rasti, Policia Rajonale e Ferizajt ka lëshuar një apel drejtuar të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shtuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e vetë drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



