Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
23:49 Trump nënshkruan urdhrin për riemërtimin e Liqenit Ontario në 'Liqeni Amerika'23:45 Sulmi kibernetik në tre aeroporte britanike ekspozon të dhënat e 8.7 milionë klientëve23:42 Beqiri: Më 16 shtator, Haga do të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare23:24 Dokumentari i ri i Shoqatës së Grave të Ulqinit promovon kuzhinën tradicionale23:19 Ana dhe Kevin presin vajzë, zbulojnë gjininë e bebit gjatë pushimeve23:13 Emailet kërcënuese për bombë në institucione u nisën nga Argjentina dhe Brazili23:13 Zjarret në vend: 5 vatra aktive, 2 helikopterë të FA në operacion22:49 Kader Kicaj tërheq vëmendjen me look-un veror në Instagram22:45 Pa kolona në pikat kufitare, pritjet më të gjata deri në 10 minuta22:43 SHBA ngre në nivelin 3 këshillën për udhëtime në veri të Kosovës
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Kush u arrestua për kriminale në Durrës?

Policia thotë se dy të arrestuarit janë akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Redaksia ZHURMA 13:53 Përditësuar 17:46 1 min lexim
Kush u arrestua për kriminale në Durrës?
FOTO · Foto: BasilLeaf / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË, 10 korrik — Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”. Operacioni u realizua si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të shtrirë në kohë ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe partnerëve të Shërbimit Diplomatik.

Sipas policisë, në kuadër të këtij operacioni u lokalizuan, u kapën në Durrës dhe u vunë në pranga shtetasit M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji. Policia bëri me dije se për këta shtetas, INTERPOL ka lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për: vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë iu gjetën të arrestuarve dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend. Në vijim, policia njofoi se u arrestua në flagrancë shtetasi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Xh. R., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se iu ka siguruar shtetasve të kërkuar, dokumentet e identifikimit të dyshuara të falsifikuara.

Operacioni “Fury” u realizua në bashkëpunim me partnerët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në Shkup. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/10/ne-kerkim-per-vrasje-dhe-pjesemarrje-ne-organizate-kriminale-dy-te-arrestuar-ne-durres/

— Redaksia ZHURMA

Komentet