Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Drita mposht Vushtrrinë, fitore e rëndësishme për vetëbesim

FC Drita shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Vushtrrisë, gol nga Arb Manaj në minutën e 77-të.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VUSHTRRI — FC Drita ka shënuar një fitore minimale e të mundimshme ndaj Vushtrrisë, por shumë të nevojshme për t'u këndellur pas eliminimit nga garat evropiane në Ligën e Konferencës. Skuadra kampione e ka përjetuar rëndë eliminimin, pasi kishte pritje të mëdha për t'u kualifikuar në fazën e Ligës së Konferencës.

Drita mposht Vushtrrinë, fitore e rëndësishme për vetëbesim
Foto: 2lonline.com

Ndeshja Vushtrria – Drita u mbyll me rezultat 0:1. Golin e vetëm e shënoi Arb Manaj në minutën e 77-të. Kjo është fitorja e dytë e Dritës, e cila tani ka 6 pikë. Ndeshja e javës së dytë ndaj Prishtinës mbetet e pazhvilluar për shkak të angazhimeve në Evropë.

Nga Drita tani pritet fokusimi i plotë në ligën vendore dhe në titujt si Titulli Kampion, Kupa e Kosovës dhe SuperKupa.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme