Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Drita përballet me kampionin e San Marinos në Ligën e Konferencës

Ndeshja e parë zhvillohet në San Marino, Tre Fiori

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e vazhdon javën e ardhshme garën në Ligën e Konferencës. Në kuadër të raundit të tretë kualifikues, Drita përballet me kampionin e San Marinos, Tre Fiori.

Drita përballet me kampionin e San Marinos në Ligën e Konferencës
Foto: Pristina City Stadium / Wikimedia Commons

Ndeshja e parë zhvillohet në San Marino, të enjten e ardhshme. Në “Fadil Vokrri” në Prishtinë dy ekipet përballen më 13 gusht.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës janë kualifikuar edhe Dinamo City e Tiranës dhe Shkëndija e Tetovës. Dinamo përballet me Audan e Letonisë, ndërsa Shkëndija me Hibernianin e Skocisë. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, është në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Burim: Koha.net

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 31 korrik Drita përballet me kampionin e San Marinos në Ligën e Konferencës · ky artikull
  2. 6 tetor Shqipëria fiton ndaj San Marinos
  3. 7 tetor Asllani shpeton Shqipërinë me dy gola, penallti në 93-të minutë për 2-1 ndaj San Marinos
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme