Dorëhiqet zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dorëzuar dorëheqjen për arsye personale te kryeministri Hristijan Mickoski.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka paraqitur dorëheqjen e tij, të cilën ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski. Dokumenti është depozituar në Kuvend, ndërsa dorëheqja është motivuar për arsye personale.
Në mesazhin e tij drejtuar opinionit, Andovski ka theksuar: «Ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin e dhënë, mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin gjatë ushtrimit të funksionit tim. Për mua ishte nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoj në përmirësimin e sistemit shëndetësor».
Kryeministri ka propozuar që dorëheqja e parevokueshme e Andovskit të konstatohet në seancën e parë të Kuvendit.