Ministri i Drejtësisë fton studentët në takim konsultativ
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ftuar përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë fakulteteve juridike në një takim konsultativ.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dërguar ftesë zyrtare për përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë Fakulteteve juridike të pesë Universiteteve në vend, për një takim konsultativ dhe informues. Gjatë këtij takimi do të prezantohen dhe do të sqarohen në mënyrë praktike zgjidhjet e propozuara ligjore.
Takimi do të mbahet të hënën, më 19 tetor, në orën 11:00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ngjarje vjen në kuadër të angazhimeve ligjore të kësaj ministrie për trajtimin institucional të kërkesave të studentëve nga të pesë fakultetet juridike në vend, përfshirë çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Në njoftim theksohet se ministri Shasivari e vendos dialogun institucional, konsultimin me palët dhe komunikimin e hapur në qendër të veprimit të tij, ndryshe nga qasja e ministrit të mëparshëm, Igor Fillkov.