Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Emin Emini diplomon me sukses në Arizona State University

Emin Emini ka përfunduar programin Master of Leadership and Management me mesatare 4.11 GPA përmes UNI dhe Arizona State University.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Emin Emini ka përfunduar me sukses programin Master of Leadership and Management, duke arritur një mesatare prej 4.11 GPA dhe duke përfituar nga mundësia e diplomimit me Double Degree përmes UNI – Universum International College dhe Arizona State University, në kuadër të Thunderbird School of Global Management.

Emin Emini diplomon me sukses në Arizona State University

Me më shumë se një dekadë përvojë si inxhinier softueri, Emini udhëheq ekipe që zhvillojnë shërbime digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Katarit. Ai theksoi se programi i tij master nisi në UNI dhe vazhdoi në ASU, duke i mundësuar të studionte pa e ndërprerë karrierën dhe duke e zbatuar çdo gjë në punë.

Në anën tjetër, UNI – Universum International College ofron programe si Master në Shkencë e të Dhënave, të dizajnuara për të përgatitur profesionistë për punësim, pozita udhëheqëse dhe ndërmarrësi, me diploma të fuqizuara nga Arizona State University, e cila njihet si universiteti më i madh publik në SHBA dhe i pari për inovacion.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →