Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Kryeziu kërkon shkarkimin e gjyqtarëve serbë — dorëheqjet ishin politike

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka vepruar për ndërprerjen e tyre

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është më tepër politike sesa juridike, duke mbështetur veprimet e ndërmarra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kryeziu kërkon shkarkimin e gjyqtarëve serbë — dorëheqjet ishin politike
Foto: Ilustrim · Constitutional Court of Kosovo (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Kryeziu, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët e Mitrovicës së Veriut kanë qenë produkt i Marrëveshjes së Brukselit dhe se dorëheqjet e tyre kanë pasur karakter politik.

Sipas tij, institucionet kompetente është dashur të kishin vepruar më herët për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së tyre. Ai shtoi se, pas vendimit të KPK-së, edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndërmarrë të njëjtin veprim ndaj gjyqtarëve serbë.

Kryeziu u shpreh se kjo cështje është dashur të trajtohet më herë por edhe tash që është trajtuar është mirë. Këshilli Gjyqësor duhet të veproj njësoj si Këshilli Prokurorial pasi duhet t’ju ndërprehet marrëdhënia e punës dhe të zëvendësohen me minoritar tjerë serbë – me gjyqtarë dhe prokurorë serbë të tjerë.

Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme