Donald Trump: Jam i bekuar gjenetikisht për shkencën dhe teknologjinë
Konferenca e shtypit në Shtëpinë e Bardhë sjell deklaratën e pazakontë të presidentit amerikan dhe reagimin e kamerave ndaj zyrtarëve të lartë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tërhoqi vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se është «i bekuar gjenetikisht», duke iu referuar aftësive të tij për të kuptuar shkencën dhe teknologjinë. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi lidhjen familjare me Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, duke kujtuar xhaxhain e tij, John George Trump, i cili ishte profesor dhe shkencëtar në këtë institucion për dekada me radhë. Duke folur për këtë periudhë, kreu i shtetit amerikan shtoi se «Kam njohuri të mëdha për MIT-in, sepse një anëtar i familjes sime kaloi jetën atje» dhe se ai konsiderohet si një nga profesorët më të mëdhenj në historinë e institucionit.
Deklarata e pazakontë u bë ndërsa presidenti po fliste mbi rrezikun e armëve bërthamore dhe takimin që pati me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, ku diskutuan për përgjegjësinë e reduktimit të kërcënimeve botërore. Në këtë kontekst, presidenti përmendi sërish karrierën e xhaxhait të tij për të shpjeguar interesin dhe aftësitë e veta në çështjet teknologjike.
Sipas The Independent, në momentin e deklaratës për bekimin gjenetik, kamerat fokusuan zyrtarët e lartë, Vance dhe Rubio, të cilët u panë duke buzëqeshur dhe duke shkëmbyer vështrime mes tyre. Pamjet e reagimit të tyre u shpërndanë me shpejtësi dhe u vunë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 16 nëntor Rama: Protestat morën vëmendje prej hijes së Donald Trump
- 20 nëntor Melania Trump shmang pyetjet për Donald Trump gjatë premierës së dokumentarit
- 21 nëntor Donald Trump: Jam i bekuar gjenetikisht për shkencën dhe teknologjinë · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar