Diplomimi i Policisë së Kosovës u shty për mungesë uniformash
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës u shty për mungesë uniformash, por sot pritet të mbajet.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, e cila ishte paraparë më 30 tetor, u shty për shkak të mungesës së uniformave. Ndërkaq, sot, nga ora 16:00, pritet të mbajet ceremonia, pasi uniformat janë siguruar. Ky ekip përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të rinj, por mungesa e uniformave dhe armëve ka bërë që ata të mos kenë mundësi t’i marrin. Sipas gazetarit Enis Reçica, ky telash ka ardhur si pasojë e problemeve në prokurim. Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të prokurimit, duke dyshuar se ai ka keqpërdorur pozitën e tij.