← Shqipëri
Live · Shqipëri · 02:01 · 19 Korrik 2026

Kush ofron diploma të dyfishta me universitete italiane?

Tre programe studimi ofrohen këtë vit në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo

— Tre programe të reja studimi me diploma të dyfishta ofron këtë vit Departamenti i Gjuhës Italiane, në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka prezantuar risitë e këtij viti akademik, që synojnë t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, duke ndërlidhur njohuritë gjuhësore me teknologjinë.

Studentët do të marrin njohuri jo vetëm në fushat gjuhësore, filologjike, letrare dhe në mësimdhënien e gjuhës së huaj, por edhe në teknologjitë informatike të aplikuara në disiplinat shoqërore dhe në mësimdhënien e gjuhës italiane, tha pedagogia Mirela Papa.

Studentët do t’i zhvillojnë dy vitet e para të studimeve në Shqipëri, ndërsa vitin e tretë do ta kryejnë në një prej universiteteve në Itali. Pedagogia Mirela Papa sqaron se për këtë periudhë, studentët mund të përfitojnë nga bursat Erasmus, të cilat do i mbështesin financiarisht gjatë qëndrimit në vendin fqinj.

Studentët që do të zgjedhin të kryejnë vitin e tretë në Itali dhe të marrin diplomën e dyfishtë, do të kenë mundësi të aplikojnë për një bursë Erasmus. Bursat janë gjashtëmujore, me të drejtë rinovimi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Studentë do paguajnë vetëm tarifën e shkollimit të Universitetit të Tiranës, shtoi ajo.

Në përfundim të studimeve, të rinjtë pajisen me diploma të dyfishta. Studentët do të kenë mundësi të punësohen në institucione që merren me krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore në format dixhital, në institucione që kanë në fokus e-learning dhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie dhe në proceset e të nxënit, si edhe në kompani që merren me prodhimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore, tha Papa.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/sociale/diploma-te-dyfishta-me-universitete-italiane-fakulteti-i-gjuheve-te-huaj-i574502 — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën