Dhoma e Tregtisë: Sulmi në protestë dëmtoi zërin e bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dënon djegien e godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit dhe kërkon hetime me imtësi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ka reaguar pas sulmit me lëndë djegëse ndaj godinës së saj gjatë tubimit të Tiranës, duke e konsideruar ngjarjen një goditje ndaj përfaqësimit të sipërmarrjeve në kryeqytet. Sipas institucionit, të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja u krye nga tre persona që hynë në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale.
«Sulmi ndaj Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nuk është thjesht një akt dhune ndaj ambienteve të saj, por një goditje ndaj zërit dhe përfaqësimit të bizneseve në Tiranë, të cilat i kanë besuar këtij institucioni mbrojtjen e interesave të tyre», thuhet në deklaratën e publikuar për mediat.
Institucioni ka shprehur mirënjohje për kalimtarët e rastit dhe bizneset përreth që ndërhynë të parët për shuarjen e flakëve, si dhe për Policinë e Shtetit dhe shërbimin zjarrfikës. Në thirrjen e saj, Dhoma kërkon që autoritetet të ndjekin hetimin me imtësi dhe përgjegjshmëri maksimale, duke bërë thirje për distancim nga akte që rrezikojnë sigurinë dhe pronën.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



