Dhjetëra stane të thyera në Bjeshkën e Strellcit
Persona të dyshuar kanë thyer dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit gjatë disa netëve, ndërsa rasti është denoncuar në polici nga një prej pronareve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Persona të dyshuar kanë thyer dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit gjatë disa netëve radhazi. Në mesin e pronave të dëmtuara është edhe stani familjar i Jeta Beqirajt, e cila ka bërë të ditur rastin përmes një reagimi në rrjetin social Facebook dhe ka publikuar pamjet nga stani i saj.
Pas kthimit nga angazhimet e saj, Beqiraj është drejtuar në Stacionin Policor në Deçan, ku ka dhënë deklaratë për të nisur procedurat e hetimit. Ajo ka falënderuar kushëririn e saj, Xhafer Gjukaj, për informimin dhe videot, si dhe Policinë në Deçan për efikasitetin dhe profesionalizmin, ndërsa ka shprehur shqetësimin se asnjëri nga pronarët e tjerë të dëmtuar ende nuk e ka raportuar rastin në polici.
Organet kompetente janë njoftuar për rastin dhe pritet të ndërmarrin masat e nevojshme për identifikimin dhe ndalimin e personave përgjegjës, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për identitetin e të dyshuarve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


