Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në Klinë
Dhjetë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas një aksidenti trafiku mes një autobusit dhe një kamioni në fshatin Rixhevë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një autobusit dhe një kamioni në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Rixhevë të Klinës. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili tha se policia është njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 14:05. Mes dhjetë personave që kanë pësuar lëndime është edhe shoferi i autobusit, ndërsa të gjithë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim mjekësor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


