Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haradinaj: Mosmbështetja e mjeteve për invalidët e luftës dëshmon mungesë kujdesi

Kryetari i AAK-së ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet nuk e mbështeti amendamentin për invalidët.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi Komisioni për Buxhet nuk e mbështeti amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë, të destinuara për pajisje, proteza dhe mjete të tjera mjekësore për invalidët e luftës.

Haradinaj: Mosmbështetja e mjeteve për invalidët e luftës dëshmon mungesë kujdesi
Foto: sinjali.com

Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe dëshmi të mungesës së kujdesit nga ana e pushtetit ndaj kësaj kategorie. «Është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri», u shpreh ai.

Sipas deputetit Haradinaj, sigurimi i protezave nuk përbën luks, por një domosdoshmëri jetike për çdo invalid, ndërsa kostoja e tyre mbetet e papërballueshme për shkak të nevojës për ndryshim periodik. Ai theksoi se shteti ka për detyrë t'ua sigurojë këto pajisje, duke shmangur situatën ku ata detyrohen të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 27 kamera →