Jahë Baci: Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në Tiranë
Organizatori i udhëtimit deklaron se ka marrë informacione për ndalim dhe arrestim të mundshëm në kryeqytetin e Shqipërisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Është anuluar nisja e studentëve nga Kosova për pjesëmarrje në protestat që po mbahen në Shqipëri tash e disa ditë, ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatori i këtij udhëtimi, Jahë Baci, tha se «na ka ardhur një informacion te veshi» se nuk lejohet udhëtimi dhe se atë e pret arrestimi në Tiranë. Baci shtoi se nuk e merr përgjegjësinë për sigurinë e personave të tjerë dhe se shumica e pjesëmarrësve të kthyer kishin planifikuar të udhëtonin me vetura private.
Sipas organizatorit, në grupin e kthyer kishte studentë dhe doktorë nga secili qytet që kishin sjellë maska. Baci bëri të ditur se do të kërkohet një mënyrë tjetër e lejueshme për t’iu bashkëngjitur protestave, ndërsa ftesa e tij ishte bërë që studentët në Shqipëri ta shihnin mbështetjen nga populli i Dardanisë.